Plot 30 mijë vajza dhe gra ukrainase kanë dalë për të mbrojtur vendin e tyre. Mes tyre janë edhe personazhe të famshëm, siç është Miss Ukraina, Anastasiia Lenna, e cila ka ndarë në Instagram një foto, ku shfaqet e veshur me rroba ushtarake dhe armë në duar.
Guximi i missit i ka bërë përshtypje dhe kryeministrit tonë.
Rama ka shpërndarë sot në Facebook foton e Anastasias duke shkruar: “Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina”.

