Pasi deklaroi se Donaldi njihet si "Donaldi i Borës", Meridiani u përplas me vëllain e ish-banorit finalist, Romeon. I ftuar ne “Prive” Meridiani tregoi se mori një telefonatë nga Romeo dhe e kishin lënë të takoheshin, por sipas tij aktori doli 'i pabesë'.

"Isha në shtëpinë time për qejf dhe po bëja një status për të sqaruar një shprehje që kisha thënë unë, ne duam të jemi mendjehapur po nuk jemi. Unë besoj që për këdo këtu krenaria e një mashkulli është femra që ka në krah.

Këtë po e sqaroja në Instagram, kur më vjen një telefonatë me një trashje zëri, në Shqipëri nuk shkon kjo, ose je artist ose je i fortë. Më vjen një telefonatë për t’u takuar dhe unë e prita me shumë qytetari, e lamë për t’u takuar, pastaj këtu më është bërë një padrejtësi, sepse pas telefonatës është bërë një status denigrues ndaj meje që i bëri thirrje publikut për të nisur një hashtag për mua", tregoi Meridiani.

