Nga Shqipëria / E Martë 1 Mars 2022, 14:02

Florjan Binaj mungon në promon e 'Portokallisë' dhe po flitet për largim

Programi më i madh i humorit “Portokalli” do të rikthehet këtë të diel me sezonin e ri. Në promon paralajmëruese me kastin e aktorëve, ndjekësit kanë spikatur një mungesë të rëndësishme. Bëhet fjalë për një prej aktorëve më të preferuar të publikut, Florjan Binajn.

Teksa pjesa tjetër e kastit janë në prova, Binaj në këtë kohë është në një ekspeditë turistike në Kenia të Afrikës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portokalli (@portokallitch)

Nuk dihet nëse Flori do t’i bashkëngjitet programit më vonë apo bëhet fjalë për ndonjë largim përfundimtar, siç po përflitet. Mbetet për t'u mësuar.