Nga Shqipëria / E Enjte 23 Nëntor 2017, 14:02

Lajm i mirë për nxënësit, Bashkia e Tiranës prezanton risin e re ‘Bëjmë detyrat e shtëpisë në shkollë’

Bashkria e Tiranës ka bërë me dije që shumë shpejt do të sjell një risi të re në shkollat 9-vjeçare  në kryeqytet.  Një projekt i cili do të quhet ‘Bëjmë detyrat e shtëpisë në shkollë’ që pritet të miratohet ditën e sotme nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Ky projekt  sipas Bashkisë do të realizohet pas orës së mësimit, ku fëmijët do të qëndrojnë së bashku më disa mësues deri në orën 17:00 për të bërë detyrat e shtëpisë  dhe për të zhvilluar aktivitete të tjera argëtuese.

Ky projekt do të vihet në zbatim që nga viti 2018, por si fillim do të realizohet vetëm në disa prej shkollave të Tiranës si  shkolla “E  kuqe”,” Adrian Klosi”,  “Hasan Tahsin”, si dhe në shkollën “Betim Muca”.

Duke qenë se fëmijët do të shpenzojnë një kohë të madhe në shkollë bashkia ka hartuar edhe një plan për sa i përket ushqimit që ata do konsumojnë.

Sipas saj fëmijët që vijnë nga familje që përftojnë ndihma ekonomike ushqimi do të financohet në 100 % nga Bashkia e Tiranës.

Trajtimi ushqimor do të fillojë me shërbimin katering në tre shkolla dhe projekti do të ketë 4 modele pilotimi si më poshtë:

1. Në shkollën 9- vjeçare  “Ardian Klosi”, ushqimi  do të ofrohet falas nga Bashkia e Tiranës për të gjithë fëmijët dhe do të ofrohet shërbimi pas shkolle për të gjithë fëmijët.

2. Në shkollën 9- vjeçare “Betim Muça”, ushqimi do të merret me vete nga fëmijët dhe të  ofrohet shërbimi pas shkolle për të gjithë fëmijët.

3. Në shkollën 9- vjeçare “Hasan Tahsim”, ushqimi do të financohet pjesërisht nga prindi  në masën 50 % dhe 50% nga Bashkia Tiranë si dhe të ofrohet shërbimi pas shkolle  për të gjithë fëmijët.

4. Në shkollën 9- vjeçare  “E Kuqe”,  ushqimi do të financohet nga prindi në masën 100%  si dhe të ofrohet shërbimi pas shkolle për të gjithë fëmijët.

Në të tre modelet ku ushqimi do shërbehet me katering ushqimi do jetë i njëjtë për të gjithë fëmijët. Pilotimi i këtij projekti do të ndihmojë Bashkinë për ta shtrirë këtë model më pas në të gjithë Tiranën. Në qytetin e Tiranës, aktualisht gjenden 66 shkolla 9-vjeçare publike me rreth 47406 nxënës.