Nga Shqipëria / E Martë 1 Mars 2022, 11:11

Mbërrin në Durrës anija nga Rusia, 'e fundit' ngarkesë me grurë

Ka mbërritur dje në orët e para të mëngjesit në Portin e Durrësit një anije me grurë që ishte nisur para 13 ditësh nga Rusia. Në bordin e anijes ndodhen 3030 tonë grurë rifuxho, të cilat janë në proces shkarkimi mësohet nga burimet zyrtare të portit të Durrësit.

Ngarkesa nga ky vend duket se do të jetë e fundit, pasi importuesit pohuan se kanalet e tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë të bllokuara që kur lufta nisi.

Anija “Slavianka” që lundron në flamurin Rus, solli dje në Shqipëri një sasi gruri e cila është sa 1 për qind e importit të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 për qind e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 për qind erdhën nga Ukraina, sipas INSTAT. Te dy vendet në konflikt janë lojtar të rëndësishëm global në eksportin e drithërave.

Burimi: Monitor.al