Nga Shqipëria / E Martë 1 Mars 2022, 11:11

Australia dërgon 50 milionë dollarë armë në Ukrainë

Ukraina nuk po merr vetëm mbështetje nga vendet europiane, por edhe nga vende të largta si Australia. Australia do të kontribuojë me 50 milion dollarë në mbështetje ushtarake për Ukrainën. Lajmin e dha Kryeministri Scott Morrison duke shtuar se qeveria e tij do të angazhojë gjithashtu 35 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën.

“Ne po flasim për raketa, municione, po flasim për mbështetjen e tyre në mbrojtjen e atdheut të tyre në Ukrainë,” tha ai.