Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shkurt 2022, 22:10

Ambasadori i Ukrainës bën deklaratën e fortë: Nëse Putin do të vrasë veten, ta bëjë si Hitleri

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai është shprehur se Putin mund ta vrasë veten ashtu si Adolf Hitler, i cili kreu vetëvrasje në Maj të vitit 1945 në bunkerin e tij në Berlin, pa pasur nevojë për armët bërthamore.

“Nëse [Putini] dëshiron të vrasë veten, ai nuk ka nevojë të përdorë arsenalin bërthamor. Ai duhet të bëjë atë që bëri djali në Berlin në një bunker në maj 1945”, ka thënë Kyslytsya.