Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shkurt 2022, 21:09

Daniela largohet nga takimi me Vilianin: Të vlerësoj pafund, por...

Sonte në “Love Story” u transmetua takimi i Danielës dhe Vilianit, i cili nuk shkoi aspak mirë. Kjo pasi Viliani tha se nëse vjen ndonjë froniste e re, ai do të tregojë interes për të.

Daniela i kërkoi pauzë, duke i thënë se këto gjëra e largojnë. Ajo u largua nga takimi dhe Viliani nuk u mundua ta ndalojë.

Viliani: Nuk jam fare i sigurtë tek ti, s’kam siguri unë.

Daniela: Nëse ti je 1 herë i pasigurt se ça do të bësh me mua, unë jam 100 herë më shumë se sa ty sepse jam djegur më shumë se sa ti dhe nuk kam besim tek meshkujt. Ti që fitosh besimin tim duhet punë.

Viliani: Unë nuk dua që Love Story të mbarojë dhe ne të dy mos flasim më.

Daniela: Kjo është në dorën tonë.

Viliani: Kjo është në dorë tënden dhe timen.

Daniela: Unë nuk kam shprehur pëlqim për meshkuj të tjerë aty.

Viliani: Jo, por i thërret në takim.

Daniela: Jam për t’i njohur djemtë të gjithë dhe shkoj aty ku më thotë zemra mua. Siç kam bërë.

Viliani: Ke ardhur, ashtu ikën nesër ti! Unë nesër me ardh një froniste tjetër tregoj interes edhe për të.

Daniela: Mund të vazhdosh me fronisten tjetër. Unë kërkoj pauzën time. Kam shumë respekt për ty, të vlerësoj pa fund. Thjesht këto gjëra, ta kam thënë dhe herë tjetër, më largojnë.

Viliani: Ato takimet që bën ti nuk më largojnë mua?

Daniela: Ti prit fronisten e re, provo fatin tënd. Ndoshta të ngjit. Mund të krijosh një lidhje, një romancë tënden, jam shumë dakord! Do çohemi të ikim?

Viliani: Jo.

Daniela: Të iki unë?

Viliani: Mund të ikësh.