Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shkurt 2022, 18:06

Ukraina nënshkruan aplikimin për t’u bërë pjesë e BE-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar këtë të hënë aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Sot nënshkrova aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai.