Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga sezoni i tretë i “Për’puthen”, por vetëm pak kohë më parë ata deklaruan ndarjen. I ftuar në "Fit Station", Bashkimi ka zbuluar të vërtetat e kësaj ndarjeje.

“Ta dija se do kaloja këto sfida në Për’puthen ndoshta do kisha hezituar, por kam mësuar nga gjithë ato sfida aty. Kam kaluar shumë gjëra brenda 2-3 muajsh”, tregoi Bashkimi.

Moderatorja: Nuk është e lehtë të përballosh një vajzë labe?
Bashkim Saiti: Ishin shumë njerëz që duheshin me u përballuar menjëherë. Presion shumë i madh brenda studios, jashtë shumë komente, por me të vërtetë jam i gëzuar që i kam kaluar gjërat.
“Marrëdhënia ime startoi para syve të miliona njerëzve, e kuptoj që njerëzit kanë qenë brenda historisë time, pritshmëritë ishin shumë të larta dhe ishim çifti i parë aty. Aty e filluam dhe shkoi çdo gjë mirë, kur dolëm, kishte gjëra tjera që doja të njihja te ajo dhe ajo te unë, komunikimi nuk vazhdoi si duhej, ndoshta mentaliteti i saj ose mentaliteti ku jam rritur unë. Provuam, provuam por unë i thash më mirë herët se sa më vonë, prandaj vendosëm të dy”, rrëfeu Bashkimi.

Moderatorja: Ju patët mesazhe dhe nga familjarët, a i takove familjarët e Alvisës pasi dolët nga formati?
Bashkimi Saiti: Unë nuk i kam takuar, nuk e kam vënë në presion Alvisën për të takuar ata pasi mua më duket një hap shumë i madh që të takoj familjarët, nëse e bëj këtë veprim duhet të jem shumë i sigurt që do jetë vajza me të cilën do kaloj jetën.




