Nga Shqipëria / E Enjte 23 Nëntor 2017, 13:01

Ledri publikon bisedën private me Noizyn, do habiteni se si e thërret ai reperin

Ledri dhe Noizy ditën e djeshme kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar ‘Dje dhe Sot’, dhe menjëherë kënga është kthyer në një hit, pasi deri tani numëron diku tek 1,013,244 views dhe është e renditur ndër të parat në shumë vende të Europës.

Por përpara se të publikohej kënga  Ledri kishte postuar në instagram një bisedë me Noizyn,  ku këngëtari i drejtohet atij me emrin ‘Profi’  domethënë shkurtimi i Profesorit.

“Profi “, i shkruan ai , “A t’i lem shkollat pa mësim” e pyet Noizy , duke diskutuar më vonë se në çfarë ore do e publikonin hitin e tyre.

Kjo foto është fshirë shumë shpejt nga ana e tij, dhe jo më shumë se një orë më vonë dyshja publikuan suksesin e radhës.