Nga Shqipëria / E Hënë 28 Shkurt 2022, 15:03

Pamje të trishta nga materniteti në Ukrainë, gratë shtatzëna ulen në tokë

Një gjinekolog i spitalit Yuri German në Ukrainë ka publikuar pamjet e grave në maternitet që presin për të sjellë në jetë fëmijët.

Disa prej tyre qëndrojnë në këmbë e të tjera janë të ulura në tokë pasi nuk ka krevate për të gjitha.

Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi. “Fokusi i bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, thuhet në një njoftim zyrtar.