Miss Ukraina 2015, Anastasiia Lenna është bashkuar me forcat e armatosura të Ukrainës për të luftuar rusët. Ajo është vetëm një nga mijëra femrat që janë pjesë e forcave ushtarake ukrainase.

Vendi ka forcën më të madhe ushtarake femërore në botë me 36,000 gra të trajnuara.

Anastasiia prej vitesh poston foto nga stërvitjet me qitje në llogarinë personale në Instagram duke treguar se di të përdorë pushkë sulmi.







