Në Ukrainë numri i vdekjeve po rritet nga dita në ditë dhe ministria e Shëndetësisë në Ukrainë njofton se në total që prej fillimit të pushtimit janë vrarë 352 civilë, midis tyre 14 fëmijë.
Ndërsa 1.684 qytetarë ukrainas janë plagosur, përfshirë dhe 116 fëmijë.
E trishtë është historia e një vajze të vogël ukrainase, e cila u qëllua për vdekje bashkë me prindërit e saj nga sabotatorët rus. Nënkryetari i bashkisë së Kievit, Volodymyr Bondarenko, nëpërmjet një postimi në Facebook tha se sabotatorët rus hapën zjarr ndaj familjes, teksa ata ndodheshin në makinë.
Gjithashtu mësohet se në makinë ishin dhe dy fëmijët e tjerë të familjes, të cilët për fat të mirë i mbijetuan plumbave. Dy fëmijët e vegjël ndodhen nën kujdes intensiv në një spital në Kiev.
Burimi: abc
