E dashura e re e reperit Kanye West është Chaney Jones dhe gjejeni pak sozia e kujt është: Kim Kardashianit. Në disa foto të fundit fansat e kanë cilësuar i “kloni” i ylli të reality-showt.

Influencuesja dukej si binjakja e Kim Kardashian pasi përveç ngjashmërisë fizike që ka me të, ajo kishte zgjedhur edhe një veshje identike me atë të 41-vjeçares. Ajo ishte e veshur me bikini të vogla në ngjyrë të zezë të kombinuara me një palë syze dielli me nuancë neoni.

Kjo nuk është hera e parë që Chaney “kopjon” stilin e Kim Kardashian. E dashura e re e reperit 44-vjeçar dukej jashtëzakonisht e ngjashme me Kimin, teksa u fotografua duke u larguar nga festa e albumit të reperit të martën.

E veshur me një jumpsuit lëkure të bardhë dhe nuanca të mëdha me tufa të gjata të errëta, ajo dukej identike me Kim.


