Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar presidentin Joe Biden në një fjalim para republikaneve. Trump kritikoi edhe NATO-n për krizën e Ukrainës.
"Unë jam i vetmi president i shekullit 21 ku nën vëzhgimin tim, Rusia nuk pushtoi asnjë vend. Nën Obamën, Rusia mori Krimenë ndërsa nën Biden Rusia po pushton Ukrainën", tha Trump.
“Kina po kërcënon Tajvanin. Rusia po shkatërron Ukrainën. Ndërsa Irani është në prag të një bombe bërthamore. Ne i dhamë fund marrëveshjes më të rrezikshme që ekziston ndonjëherë, dhe tani ata duan të kthehen në një marrëveshje bërthamore të Iranit”, shtoi ai.
