Nga Shqipëria / E Diel 27 Shkurt 2022, 19:07

‘Rusët duhet të kenë frikë’, ukrainasit jashtë vendit rikthehen për të mbrojtur atdheun

Teksa shumë ukrainas po largohen nga vendi i tyre pas pushtimin rus, shumë të tjerë po kthehen në shtëpi nga e gjithë Evropa. Ato synojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e atdheut të tyre.

Garda Kufitare e Polonisë ka thënë këtë të dielë se rreth 22.000 njerëz kanë kaluar në Ukrainë që nga e enjtja, kur filloi pushtimi. “Ne duhet të mbrojmë atdheut tonë. Kush tjetër do e bëjë nëse jo ne?”, është shprehur një burrë për Associated Press.

“Rusët duhet të kenë frikë. Ne nuk kemi frikë”, është shprehur një tjetër.

“Është e frikshme por duhet ta bëjmë”, kanë vazhduar ata.

Burimi: Associated Press