Nga Shqipëria / E Diel 27 Shkurt 2022, 19:07

‘NATO komente agresive për Rusinë’, Putin urdhëron forcat bërthamore të jenë në gatishmëri

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore pas deklarateve nga vendet e NATO-s. Ai e ka dhënë urdhrin gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.

“Zyrtarët e lartë në vendet udhëheqëse të NATO-s i kanë lejuar vetes të bëjnë komente agresive për vendin tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të vendosin Forcat e Parandalimit të Ushtrisë Ruse në gatishmëri luftarake”, është shprehur Putini.

Më herët presidenti ka paralajmëruar se kushdo që do të ndërhyjë në luftën me Ukrainën do të përballet me pasojat më të rënda në histori. (Lexo këtu)

Pas urdhrit të Putinit nuk ka munguar një reagim nga SHBA. Sipas SHBA-së ky vendim është thjesht një përshkallëzim i paprovokuar i kërcënimeve të tij.

Burimi: CNN