Delegacionet ruse dhe ukrainase do të takohen pa parakushte në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e presidentit Volodymyr Zelensky.
Këtë të dielë ai ka marrë një telefonatë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Ai ka siguruar që nga vendi i tij nuk do niset asnjë sulm ndaj Ukrainës përgjatë kohës së negociatave.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat. Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas", ka njoftuar zyra e Zelensky.
Burimi: CNN
