Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 19:07

Robert Aliaj rrëfen arrestimin e tij për shkak të kësaj fjalie

Robert Aliaj ka qenë i ftuar sot në emisioni ‘Rudina’ për të folur për projektin e tij me albumin fotografik që  quhet ‘Tirana horizontale’ dhe përveç kësaj  ai ka treguar më shumë për jetën e tij private, familjen bashkëshorten dhe njohjen e tyre që kur ishin të vegjël.

Ai tregoi se me bashkëshorten e tij Mimozën ka rënë në dashuri që në klasë të parë dhe gjithashtu edhe puthjen e parë ja ka dhuruar asaj shumë vite më vonë.

Aliaj,  ka rrëfyer këtë histori të bukur të jetës së tij me mjaft emocion: “Ajo kërkonte shoqen, unë e futa në sudio, i thashë,  hajde se ta tregoj unë ku është”, i vura shulin derës”, u shpreh Roberti duke treguar më tej se tek dera kishte vendosur një letër ku shkruante “ Kush futet brenda nuk del pa lagur”, kjo fjali ishte dhe shkaktare që artisti të arrestohej.

“Më arrestuan, sepse unë isha aty për të shkruar ‘Lavdi PPSH-së’, e jo të shkruaja ‘Kush futet brenda nuk del pa lagur’ ka treguar ai.

Ndërkohë ai mori surprizë edhe një video nga ana e vajzës së tij Gala ku ajo tregonte se sa shumë i mungonte i ati, një video që e përloti Robertin duke rrëfyer se vajza është pika e tij e dobët.