Nga Shqipëria / E Diel 27 Shkurt 2022, 16:04

E trishtë: Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Luan Hajra, raporton Klankosova.tv. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij me një njoftim në rrjete sociale.

“Të dashur miq dhe shoqëri dhe ju gjithë artdashës, ju njoftoj qe sot në orët e mëngjesit ndërroj jetë këngëtari i njohur i gjitha Viseve Shqiptare, Luan Hajra”, thuhet në njoftim.

Luan Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.

Hajra njihet për interpretimin e këngës së njohur “Rroka mandolinën”, e cila vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot.

Disa nga këngët e tjera të Luan Hajrës janë:

“Kallma cigaren”

“A s’ma falë”

“Je e bukur”

“Tuj shetit”

“Jasemin moj të vjen era”

“Qaj gitara ime” etj.