Nga Shqipëria / E Diel 27 Shkurt 2022, 15:03

'3 ditë pa gjumë, mes shiut', Ronela Hajati tregon sakrificat e klipit për Eurovision

Ronela Hajati do përfaqësojë vendin tonë në Eurovision me këngën "Sekreti". E ftuar në "Why Not" artistja tregoi dhe përgatitjet që po bën për të marrë pjesë në Eurovision dhe xhirimet nga videoklipi.

Ronela tregoi se videoklipi është xhiruar në kushte të vështira dhe ka ndjenjur 3 ditë pa gjumë.

"Xhirimet janë bërë në Bylis dhe në Kalanë e Gjirokastrës. Ishte një i ftohtë i tmerrshëm që në Kala ishte edhe më ftohtë se sa jashtë. Ngrohëse nuk bënte asnjë lloj punë sepse ishin dritaret e hapura, unë rrija me një tharëse flokësh gjatë gjithë kohës. Kishim xhirime edhe jashtë, unë kisha një fustan shumë të hollë, binte dhe shi. Jemi çuar që në orën 03:00 të mëngjesit për xhirime. Kemi kaluar 3 ditë pa gjumë dhe kur mbaruam kam fjetur 18 orë. Nuk dija në çfarë dite u zgjova. Ka qenë një punë intensive dhe shumë e këndshme. Ishte një organizim i mrekullueshëm."