Ukraina i ka dhënë një goditje të fortë Rusisë. Ato kanë hedhur në erë një kolonë të forcave speciale çeçene, të dërguara për të vrarë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Grupi i armatosur, i famshëm për dhunën barbare dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, ishin të pajisur me 56 tanke. Ato janë shkatërruar pranë Hostomelit, në verilindje të Kievit, nga gjuajtja me raketa ukrainase. Nuk dihet ende saktësisht numri i të vdekurve, por ka të ngjarë të shkojë në qindra, mes tyre dhe gjenerali i ushtrisë çeçene.
Ndërkohë së fundmi forcat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pasi kanë dështuar me përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e qytetit të Kievit brenda natës. Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleh Sinehubov, ka thënë se forcat ukainase po luftojnë trupat ruse në qytet dhe u ka kërkuar qytetarëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Burimi: Daily Mail
