Mbrëmjen e djeshme një konkurrente e re u bë pjesë e “Përputhen”. Ajo quhet Çiljeta Kormuzi, 25 vjeç. Çiljeta tregoi se është nënë e një vajze 6-vjeçare dhe djemtë hezituan t’i bënin pyetje.

Opinionisti Arjan Konomi iu dha të drejtë dhe nuk e priti aspak mirë konkurrenten. Arjani tha se nuk beson që ajo ka ardhur në emision për të gjetur dashurinë, por për famë.

Arjan Konomi: Nuk kanë faj të shkretët jo. Çiljeta, me gjithë të drejtën që ti ke për të jetuar jetën tënde, nuk e kuptoj pse vjen në një program televiziv për të gjetur dashurinë në një emision të tillë kaq rinor? Ti ke një moshë të pjekur dhe këta janë qumështorë, shumica e atyre
Çiljeta: Sa femra në Shqipëri ka që janë objekt i dhunës, torturohen nga mashkulli…
Arjan Konomi: Ç’lidhje ka?

Çiljeta: …dhe për hatër të fëmijëve nuk e jetojnë jetën të lira dhe mendojnë obobo kam fëmijët, nuk mund ta lë burrin…
Arjan Konomi: O ti të dashurohesh, të martohesh, të bësh ç’të duash po më duken këta sikur janë shumë të rinj për ty. Me kë do dalësh? Me Xhaferin? Nuk e kuptoj domethënë, si të shpie mushka që vjen këtu në emision. Më duket sikur Xhaferi do luajë me djalin e Çiljetës
Bora Zemani: Është e shëmtuar të thuhet kjo
Arjan Konomi: E shëmtuar por është realiteti, të ishte 20 vjec...
Konkurrentët: Po sa është? 25 është
Arjan Konomi: Sa?
Bora: 25
Arjan Konomi: Më shumë është, nuk eshtë 25. Unë nuk e besoj që ka ardhur për të gjetur dashurinë. Ka ardhur për famë, për televizion.







