Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të botës për t'u bashkuar kundër Rusisë. Ai i ka ftuar të luftojnë krah ukrainasve në fushë-betejë.
“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë. Kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës”, ka thënë ai, duke shtuar se të gjithë shtetasit e huaj lejohen ligjërisht të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës.
Burimi: Top Channel
