Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 18:06

Habit Bleona Qereti, shfaqet me të brendshme në mes të rrugës

Bleona Qereti ka qenë qendra e vëmendjes së mediave kohët e fundit që nga intervista e saj me Ermal Mamaqin,  ku ajo u shfaq duke u larë në dush si dhe  për veshjen e saj në American Music Award ku u prezantua me një xhaketë me temina dhe një palë mbathje prej argjendi dhe asgjë tjetër.

Por duket se do të flitet akoma më shumë për këngëtaren shqiptare, pas postimit të videos së fundit në ‘Insta Strory’ ku ajo shfaqet e veshur me të brendshme dhe një pellush sipër duke vrapuar në rrugët e qytetit.

Këtë video këngëtarja e ka hedhur për të lajmëruar bashkëpunimin e saj me fotografin e huaj Adam Campbell dhe drejtorin Chris Applebaum për realizimin e një seti fotografik ose diçka më shumë.

Në videon e parë ajo shfaqet duke vrapuar në mes të rrugës me veshjen e saj të guximshme dhe përmbi video ka shkruar: “ Chris Applebaum puna me ty është  një ëndërr e bërë realitet “.

Bleona gjithashtu ka shpërndarë edhe disa video të tjera ku po pozon  me të brendshme duke mbajtur një petull në dorë .