Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shkurt 2022, 23:11

'Po luan me dy porta', motra e Rrushes nuk ia përton Erionit

Rrushja dhe Mikela u përballën sonte në 'Përputhen Prime" dhe shkaku ishte si gjithmonë Erioni. “Ti je e shtirur, unë mendoj që ai djalë atje ndjen më shumë për mua se për Mikelën”, tha Rrushja.

Mikela nuk ia kurseu një përgjigje duke i thënë që nëse Erioni do e pëlqente do e kishte zgjedhur. Pas mbarimit të përballjes motra e Rrushes, Laureta, dha një koment për situatën në fjalë.

Sipas saj Erioni po luan me dy porta, pra si me Mikelën ashtu dhe me Rrushen. Nga ana tjetër Erioni u shpreh se nuk ndihet aspak mirë nga kjo gjendje.