Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shkurt 2022, 22:10

I dha fund njohjes me Albin, Alesja masakrohet në rrjete sociale

Pak ditë më parë Alesia dhe Albi i dhanë fund njohjes. Alesja tha se familja e saj kishte marrë disa informacione për të shkuarën e konkurrentit dhe asaj nuk i pëlqeu që ai nuk kishte dashur t’i ndante vetë me të.

Si pasojë e kësaj, publiku i është kthyer kundër Alesjas. Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime” u transmetuan disa komente nga më negativet, ku ajo cilësohet si mashtruese.

“Albi shpëtove nga ajo mashtruese”, “Ajo nuk vlen asgjë”, “Alesja zhduku”, “Dhelpër ishalla nuk e gjen fatin e jetës”, “Kjo ka nevojë për shërim në psikiatri”, “Mjerë kush do e marrë për gru”, ishin disa nga komentet e transmetuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)