Këngëtarja Jonida Maliqi ishte së fundmi e ftuar në 'Top Albania Radio' ku foli për këngën e saj të re të titulluar "Need you". Mes të tjerash ajo ndau dhe disa detaje nga jeta private.
Jonida tha se po e shijon të qenurit "single", megjithatë qeniet njerëzore kanë nevojë të marrin dhe të japin dashuri. Ajo heziton të krijojë një lidhje të re nga frika mos lëndohet.
“Mendoj se të gjithë kemi nevojë për dashuri, do ishte absurde të thosha ‘jo, jam shumë mirë kështu siç jam, vetëm’. Jam e zonja e vetes, ndihem më e lirë se kurrë, kur arrin një pjekuri, ke vetëbesim ndryshe nga ç’ke qenë e re, të shijon shumë të qenurit vetëm. Por mendoj se ne qeniet humane kemi nevojë për dashuria, unë dua të jap dhe të marr dashuri, por kohërat kanë ndryshuar, ka ndryshuar gjithçka, etikat. S’mund të them morali sepse çdokush e bën sipas vetes së vetes dhe s’do doja të bëja moralisten, por më duket sikur ka ikur qëllimi, vërtetësia, dashamirësia, shpirti në mënyrë absolute. Ke frikë mos lëndohesh, mos gabon, sepse nuk mund t’ia lejosh vetes të bësh gabime”, u shpreh Jonida.
