Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka marrë lëvdata për qëndrimin e tij përballë pushtimit rus. Zelensky nuk u largua nga vendi dhe gjithashtu ka refuzuar ofertën e Shteteve të Bashkuara për të evakuuar vendin. "Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim," tha presidenti.
Më poshtë ju sjellim 10 gjëra që nuk i dini për presidentin që ka fituar zemrat e të gjithëve:
1.Zelensky është një hebre rusisht-folës, i njohur fillimisht si aktor në një shfaqje komedi televizive.
2.Gjyshi i tij shërbeu në Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke e kujtuar këtë, ai kohët e fundit tha: "Ju kanë thënë se ne jemi nazistë, por si mund të mbështesë një popull nazistët që dhanë më shumë se 8 milionë jetë për fitoren mbi nazizmin? Si mund të jem unë nazist? Tregojani këto gjyshit tim, i cili ka kaluar luftën e ushtrisë sovjetike dhe vdiq si kolonel në Ukrainën e pavarur".

3.Zelensky ka një diplomë juridike, por ai kurrë nuk ka punuar në atë fushë.
4.Zelensky është një president aksidental dhe në zgjedhjet e 2019, ai ishte kandidati më i pamundshëm që mund të fitonte. Por pasi njoftoi hyrjen e tij në zgjedhje, Zelensky ishte përpara në sondazhe.
5.Para hyrjes së tij në politikë, Zelensky ishte një aktor, një komedian. Ai kishte edhe një kompani prodhimi. Shfaqja e tij e famshme televizive "Shërbëtori i Popullit" e bëri të famshëm pasi luajti rolin e një mësuesi shkolle, i cili bëhet president i Ukrainës.

6.Zelensky fitoi zgjedhjet e 2019 me 73% të votave.
7.Volodymyr Zelensky është akuzuar për korrupsion dhe është përmendur në Pandora Papers. Ai dhe kompania e tij e prodhimit kanë qenë të lidhur me kompani offshore.
8.Në fushatën e tij presidenciale, Zelensky kishte premtuar t'i jepte fund konfliktit me Rusinë.
9.Kur Zelensky u bë president, shumë e quajtën atë një Donald Trump ukrainas për shkak të lidhjes së tyre me industrinë e televizionit.
10.Zelensky është i martuar me Olena Zelenska që nga viti 2003. Ai ka një djalë dhe një vajzë.


