Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shkurt 2022, 17:05

Johnson krahason Ukrainën me luftën në Kosovë: Putin si Millosheviç mund të akuzohet për krime lufte

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka krahasuar rastin e sulmit në Ukrainë me luftën në Kosovë. Ai ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të përballet me krime lufte për pushtimin e Ukrainës.

Gjatë fjalës në parlament, Johnson tha se “çdokush që dërgon rusë në betejë për të vrarë ukrainas të pafajshëm” duhet të çohet para gjykatës.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Luftës për të gjykuar personat e përfshirë në luftë. Kryeministri kujtoi në përfundim të fjalës së tij, fundin e Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq gjatë gjykimit në Hagë.