Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shkurt 2022, 14:02

Kourtney Kardashian publikon videon prekëse me këngën e Ylli Limanit

Një video me momente prekëse kur ushtarët ukrainas përshëndesin të dashurat e tyre mes lotësh është bërë virale. Video në sfond ka këngën e Ylli Limanit.

Pikërisht këto momente të trishta ka postuar edhe ylli i familjes Kardashian Kourtney. 

Kjo i ka rënë në sy Yllit, i cili e ka ripostuar videon duke etiketuar Kourtney-n e duke i dërguar puthje.