Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shkurt 2022, 14:02

'Merrni burrat në shtëpi', ministri ukrainas i drejtohet nënave e grave ruse

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka dalë me një thirrje të fortë ndaj grave, nënave dhe vajzave të Rusisë. Kuleba ka postuar në Twitter një foto të disa ushtarëve rus të kapur në Ukrainë dhe shprehet se ata nuk do t’i presin rusët me lule, prandaj nënat, gratë dhe vajzat ruse t’u bëjnë thirrje të tërhiqen nga vendi.

“Nëna, gra dhe vajza të ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Qeveria juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, shkruan Kuleba në Twitter.