Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit këtë të shtunë thotë se i kanë rezistuar sulmeve dhe i kanë zbrapsur me sukses forcat ruse.
“Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë.”
Ndër të tjera, presidenti tha se Kievi dhe qytetet e tjera janë nën kontrollin e ushtrisë. “Ne i kemi prishur planet. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh”, tha presidenti ukrainas.
Ai u bëri thirrje përsëri ukrainasve që t’i rezistojnë pushtimit rus. “Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen, të kthehen për të mbrojtur Ukrainën.”
Nuk mungoi edhe thirrja për vullnetarët, të cilëve i tha: “Të gjithë miqtë që duan të bashkohen me ne, ju lutemi ejani, ne do t’ju japim armë.”
