Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shkurt 2022, 11:11

Marina Vjollca sfilon në javën e modës në Milano

Marina Vjollca ka sfiluar në javën e modës në Milano. Moderatorja ka hapur sfilatën e Elisabetta Franchi, duke qenë ambasadore e linjës së veshjeve të stilistes. Ajo është shfaqur me një fustan në ngjyrë të zi dhe geta të zeza.

“Elisabetta Franchi të dua. Milano java e modës, vjeshtë dimër 2022-2023”, ka shkruar Vjollca krah videos ku shfaqet gjatë sfilatës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Prezent në këtë ditë të veçantë për Marinën ka qenë edhe Getoari me Luanën, të cilët janë shfaqur në rreshtat e spektatorëve duke filmuar.