Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Shkurt 2022, 10:10

'Kam nevojë për municion, jo një udhëtim', presidenti ukrainas refuzon ofertën e SHBA-së

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina. "Lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”, tha Zelensky raporton “Associated Press”.

Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Ai u zotua se do të vazhdojë të luftojë duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.

Ai postoi gjithashtu një video ku hidhte poshtë pretendimet se ai kishte ikur nga Kievi.

“Ne jemi të gjithë këtu dhe do të qëndrojmë këtu” tha ai.