Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 16:04

Ervini i Big Brother 9, së shpejti aktor në një serial turk

Të gjithë e mbajmë mend ish lojtarin e Big Brother Ervin Zyfi, i cili në ndryshim nga lojtarët e tjerë që kanë qenë mjaft të përfolur nëpër portale, ai ka qenë më i tërhequr dhe ka preferuar të ruaj privatësinë e tij. Por së  fundmi Ervini ka qenë pjesë e një interviste në ‘Revistën Story’, ku dhe ka zbuluar disa informacione të reja rreth jetës së tij , planeve që ka për të ardhmen dhe marrëdhënien e tij me ish të dashurën Sidritën, me të cilën ai u lidh brenda lojës së Big Brother.

Ai ka treguar se loja e Big brother e ka ndihmuar  që të njihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, dhe ka pohuar se ka edhe projekte të reja të cilat do të realizohen shumë shpejt.

“BB më  ka ndihmuar që të njihem akoma më shumë edhe jashtë kufijve shqiptarë. Kam projekte që do t’i shikoni edhe ju shumë shpejt” është shprehur ai.

Ndërkohë për lidhjen e tij me Sidritën, Ervini ka treguar që edhe pse më nuk ruajnë ndonjë kontakt ata i kanë dhënë fund lidhjes në mënyrë paqësore.

“Mendoj që çdo gjë ka pasur arsyen e vet megjithatë vlen të theksohet se marrëdhënia jonë mes të dyve ka përfunduar në mënyrë paqësore, dhe me mirëkuptimin nga të dyja palët”

Ndërsa më shumë rëndësi i ka dhënë  projektit të tij të ri i cili do të realizohet në Turqi, ku Ervini këtë herë nuk do vij si një model por si një aktor.

“Jam kontaktuar nga një kompani prestigjioze filmi në Turqi për të qenë pjesë e një seriali televiziv që do të xhirohet shumë shpejt. Ky është një lajm i mirë për të bërë që karriera ime të këtë suksesin që i duhet. Sigurisht që gjithçka ja ka vlejtur me të gjitha projektet të vogla apo të mëdha qofshin ato” ka treguar ndër të tjera ish banori i BB

Dhe në përfundim të intervistës Ervini ka shtuar se një nga ëndrrat e tija më të mëdha është që të arrij tregun e  Hollywood-it dhe të bëhet një aktor i njohur atje, ku me punë dhe me shpresën ai mendon që një ditë kjo ëndërr do i bëhet realitet.