Nga Shqipëria / E Premte 25 Shkurt 2022, 21:09

Iliri tregon për herë të parë pse rrëfeu historinë e tradhtisë: Vetëm me Arjolën kam...

Mbrëmjen e sotme në "Post Big Brother" u diskutua dhe për një nga deklaratat më të komentuara brenda shtëpisë, atë të Ilir Shaqirit. Deklarata e Ilirit për tradhtinë shkaktoi dhe një sherr mes tij dhe Einxhelit.

Kjo e fundit tregoi sot se i ka kërkuar falje Ilirit pasi nuk donte të përmendte vajzën dhe bashkëshorten e tij ndërsa fituesi rrëfeu arsyen pse e tregoi këtë pjesë të jetës së tij.

"Gjendja emocionale dy javët e para ishte shumë e rëndë. E ndjeva pamasë mungesën e vajzës dhe të Emanuelës. U futa në një tunel bisede dhe gjendjeje shpirtërore. Vetëm me Arjolën kam mundur të flas kaq thellë. Është një moment që ndihesh sikur ke një gur në stomak", tha Iliri.