Nga Shqipëria / E Premte 25 Shkurt 2022, 21:09

Nga Donaldi te Fifi, zbulohen kërkesat e banorëve të BB VIP për kontratat e tyre

Egli Haxhiraj avokati i “Big Brother VIP”, i ftuar në “Wake Up” ka zbardhur më shumë detaje rreth kontratave që kanë bërë banorët para se të hynin në shtëpinë e famshme. 

I pyetur se cili pej tyre ishte më detajist, avokati përmendi emrin e Donaldit. Haxhiraj tregoi se Fifi kishte kërkuar në kontratë që të kishte laps dhe letër brenda shtëpisë për të shkruar tekste këngësh. Dhe kjo gjë iu plotësua edhe pse është kundër rregullave.

“Ne jemi munduar të ruajmë një njëtrajtshmëri të kontratave dhe nuk kemi prnuar të bëjmë shumë ndryshime. Por duke qenë se banorët kanë patur agjendat dhe avokatët e tyre, kanë dashur nga një përshtatje që lidhej edhe me impenjimet e tyre. Duke qenë se ishin personazhe të ndryshme dhe vinin nga botë të ndryshme si për shembull nga muzika, nga spektakli, etj. secili prej tyre mbarte ato eksperienca që kishte me televizionin. Donaldi kishte një eksperiencë më të mirë me kontratat. Ishte më i “djegur”. Fifi kërkoi laps dhe letër për të shkruar këngët e saj brenda “Big Brother VIP”. Dhe rregullat nuk e lejojnë por u bë një përjashtim", tregoi Haxhiraj.