Nga Shqipëria / E Premte 25 Shkurt 2022, 20:08

Beniadën nuk do e shohim vetëm te 'Procesi sportiv', por edhe tek ky emision tjetër

Gjatë qëndrimit në "Big Brother", Beniada u surprizua me një ofertë për të qenë pjesë e "Procesit sportiv". Por ky nuk do të jetë i vetmi program ku do e shohim.

Beniada do të jetë pjesë edhe e programit “E diell”. Së fundmi modelja ka publikuar një foto me Argjira Spancën, shoqëruar me mbishkrimin: “Së shpejti”.

Modelja ka lënë të kuptohet se rubrika që do të drejtojë në programin e së dielës do e bashkojë me Argjirën.

Megjithatë pritet ende të zbulohen detaje të tjera.