Nga Shqipëria / E Premte 25 Shkurt 2022, 20:08

Rusia përjashtohet nga Eurovision

Eurovision ka njoftuar sot se pas konsultimeve të bordit, mori vendimin për përjashtimin e Rusisë nga festivali europian i muzikës. 

“Vendimi reflekton shqetësimin se përballë krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e Rusisë në konkurimin e këtij viti do të prishte reputacionin e kompeticionit,” shkruan bordi drejtues.

Festivali i këtij viti pritet të mbahet në 10 deri në 14 maj në Torino të Italisë, pasi Italia fitoi edicionin e vitit të kaluar me këngën “Zitti e buoni”.

“Festivali evropian është një organizatë me anëtarësi apolitike , e përkushtuar të mbajë lart vlerat e shërbimit publik. Ne gjithsesi mbetemi të dedikuar të mbrojmë vlerat e një kompeticioni që promovon këmbimet kulturore, celebron diversitetin me anë të muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë”.