Ata të dy janë një ndër çiftet më të përfolur shqiptar, dhe kjo për shkak se në fillim e mohonin lidhjen e tyre të dashurisë, duke u shprehur se mes tyre nuk ka asgjë tjetër veç se një miqësie.

Klea Huta dhe Elgit Doda , pranuan ta bëjnë publike lidhjen e tyre nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram ku Elgiti shfaqësh duke i puthur ballin moderatores. Ata madje kanë realizuar edhe të njëjtin tatuazh, i cili pa dyshim ka ‘vulosur’ dashurin e tyre. Së fundmi dyshja ka filluar ta jetojnë lidhjen e tyre pa u fshehur nga publiku.

Ditën e sotme ata janë parë duke ecur në Pedonalen e Tiranës , të kapur prej dore ku dukeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri tjetrit. Çifti po shkonte drejt ‘Teatrit Kombëtar’, ku të dy janë pjesë e një projekti që pritët të realizohet së shpejti.


