Nga Shqipëria / E Premte 25 Shkurt 2022, 11:11

Presidenti serb hedh poshtë propozimin e BE-së, nuk dënon pushtimin e Rusisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë propozimin e BE-së për të mbështetur integritetin territorial të Ukrainës.

Në këtë mënyrë, Serbia nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend. Pritet që Vuçiç të mbajë një deklaratë për mediat këtë të premte, ku do të bëjë të ditur këtë qëndrim, raportojnë mediat vendase.

Burimi: nova.rs