Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos ndalet vetëm me pushtimin e Ukrainës. Kjo pasi imazhet satelitore tregojnë Rusinë duke mbledhur trupa, forca të blinduara dhe artileri përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Poloninë.
“A ka mundësi që Putini të shkojë përtej Ukrainës?", është pyetur ai, teksa nuk e ka përjashtuar si mundësi. Megjithatë, Blinken ka theksuar se përparimi përtej Ukrainës në Poloninë fqinje, Sllovakinë, Hungarinë ose Rumaninë do të nënkuptonte pushtimin e një vendi anëtar të NATO-s.
Kjo automatikisht do të tërhiqte SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Kanadanë dhe vendet e tjera që formojnë aleancën me 30 vende.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, ka shtuar ai.
