Kuriozitete / E Mërkurë 22 Nëntor 2017, 14:02

Ky test mund të zgjidhet vetëm nga personat me nivel të lartë inteligjence / Po ju a mund të gjeni vrasësin?

Sot do ju prezantoj me këtë test inteligjence që shumë pak veta kanë arritur ta zgjidhin saktë. Bëhet fjalë për një rast të dyshimtë vrasjeje që përfshin pesë persona.

Një detektiv i ri me emrin Smith foli për një rast të veçantë vrasjesh. Rasti përfshinte 5 njerëz që të gjithë e njihnin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre u qëllua me një pistoletë. Për fat të keq, dokumentet nuk përmbanin as emrin e viktimës dhe as të vrasësit.

Sot  ju ftojmë për të testuar logjikën tuaj. A mund të gjeni vrasësin dhe viktimën me këto të dhëna dhe të provoni sesa inteligjent jeni?

1. I pari është John, ai  është një lojtar amator tenisi. Një ditë pas krimit, ai mori pjesë në një turne, duke luajtur kundër një personi që nuk ishte i lidhur me rastin.

2. I dyshuari i dytë është Jack, i cili shkoi në qytet një vit përpara se të ndodhte vrasja. Ai u lind dhe u rrit në një ishull të vogël, banorët e të cilit janë kryesisht peshkatarë. Pra, ëndrra kryesore e Jack-it në jetë është që të jetë kapiteni i një anijeje  peshkimi.

3. Steve punon si model dhe është me të vërtetë i dashuruar pas vetes së tij. Aq shumë sa, pak ditë para vrasjes, ai ka pozuar për Billin, i cili ka pranuar të pikturoj një portret të Stevenit.

4. Billi është një piktor i famshëm që realizon portrete. Ai thotë se pret që për një javë të përfundojë portretin e Steven-it.

5. I dyshuari tjetër është Alex i cili menjëherë pas vrasjes, shkoi në Antarktidë si pjesë e një ekspedite për të studiuar jetën detare. Ai është ende në Polin e Jugut, së bashku me 20 shkencëtarë të tjerë.

Një javë para se të ndodhte krimi, vrasësi  theu këmbën.
 
Steve dhe Alex u njohën rreth 6 muaj para vrasjes. Alex dhe vrasësi e njihnin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, ata u rritën  në të njëjtin qytet.
 
Pas shumë mendimeve, Detective Smith arriti të gjej emrin e vrasësit dhe viktimës së tij. Po juve a mund të bëni të njëjtën gjë?
 
Pra, si arriti detektivi në përfundimet e tij?

Pasi që Johni luajti tenis një ditë pas vrasjes, ai nuk mund të ketë  vrarë viktimën. Ne e dimë se vrasësi e theu këmbën një javë para se krimi të ishte kryer, dhe nuk ka asnjë mënyrë që të mund të shërohet kaq shpejt.
 
Alex nuk mund të jetë fajtori sepse, në fëmijërinë e tij, ai dhe vrasësi kanë  jetuar në të njëjtën lagje dhe janë shok fëmijërie.
Steve është i pafajshëm, sepse ai e takoi  Alexin disa muaj para krimit. Siç e dimë, vrasësi e njihte Alexin që nga fëmijëria.

Prandaj, vrasja është kryer nga Jack ose Bill. Është e sigurt të supozohet se Jack është i pafajshëm, sepse ai u rrit në një ishull dhe nuk mund ta kishte njohur fajtorin që nga fëmijëria. Kjo na çon tek Bill. Përveç çdo gjëje tjetër, ne e dimë një fakt që ai është ende gjallë pasi ai është duke përfunduar portretin e Steve-it. Pra Bill duhet të jetë vrasësi, ndërsa Jack viktima.