Sulmi rus ndaj Ukrainës ka shkaktuar terror dhe frikë te qytetarët. Foshnjat e porsalindura në një spital për fëmijë në Dinpro, në Ukrainën Lindore, janë zhvendosur në një strehë të improvizuar me bomba, në bodrumin e ndërtesës. Foshnjat janë të lindura përpara kohe dhe nën kujdesin intensiv.
“Kjo është Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal. Në një strehë për bomba. A mund ta imagjinosh? Ky është realitet ynë”, është shprehur dr. Denis Surkov, shefi i njësisë neonatale për New York Times.
Në videon e siguruar nga Dr.Surkov foshnjat shihen të shtrira dhe të mbështjellja me batanije, nën kujdesin e stafit të spitalit.
Newborn infants from the neonatal intensive care unit at a children’s hospital in Dnipro, in eastern Ukraine, were moved into a makeshift bomb shelter on a lower level of the building on Thursday. https://t.co/l8RAcFMTud pic.twitter.com/kWud9ktt2P
— The New York Times (@nytimes) February 25, 2022
