Ditën e djeshme Klea Huta u përball me pyetjen e një ndjekësi për partnerin e saj, Elgit Dodën. “A mendon dhe ti se Elgiti u bë i famshëm nga Big Brother VIP?”, i shkroi ai.

Klea nuk ia kurseu një përgjigje duke thënë se Elgiti është artist dhe se ka punuar shumë për të qenë aty ku është sot.

Përpos Kleas ka reaguar së fundmi dhe vetë Elgiti. Ai ka publikuar në Instastory këngët e tij me miliona shikime. “Për të gjithë skeptikët. Llogaritë bëjini vetë”, ka shkruar këngëtari.





