Nga Shqipëria / E Premte 25 Shkurt 2022, 09:09

Paralajmërimi drithërues i Putinit: Kushdo që ndërhyn përballet me pasojat më të rënda në histori

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpallur luftë Ukrainës dhe ka dhënë një paralajmërim rrënqethës për aleatët e saj në Perëndim. Gjatë një deklarate në Moskë, ai është shprehur se kushdo që do të ndërhyjë do të përballet me pasojat me të rënda në histori.

“Për këdo që mund ta konsiderojë të ndërhyjë nga jashtë, nëse e bëni, do të përballeni me pasoja më të rënda se çfarëdo që keni hasur në histori”, ka deklaruar Putin.

"Vendosa të nis këtë operacion special ushtarak për arsye të kërcënimit që vjen nga territori i Ukrainës. Nuk kishim mundësi tjetër për të mbrojtur popullin tonë përveç kësaj që përdorëm sot. Ushtarët ukrainas të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi. Rusia nuk mund të ekzistojë me kërcënimin konstant nga territori i Ukrainës, prandaj përplasja ushtarake mes ushtarëve rusë e ukrainas ishte e paevitueshme", ka shtuar ai.

Burimi: Daily Mail