Nga Shqipëria / E Premte 25 Shkurt 2022, 09:09

Lufta në Ukrainë, Rama njofton konferencën e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ai ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet sot në mbrëmje pas përfundimit të samitit të NATO-s.

Rama ka publikuar një foto të veçantë nga protesta e rusëve në Moskë kundër luftës në Ukrainë. Një qytetar mban në dorë një pankartë ku shkruhet “Jam rus, më vjen keq për këtë”.

“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, ka njoftuar kryeministri.