Mbrëmjen e djeshme udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një paketë të re sanksionesh masive kundër Rusisë pas sulmit në Ukrainë.
Paketa masive është e ndërtuar me 5 pika që prekin sektorin financiar, sektorin e energjisë, sektorin e transportit, eksportin dhe vizat.
“Paketa e sanksioneve masive të miratuara sonte tregon se sa e bashkuar është BE. Kjo paketë, e ndërtuar me 5 pika, do të ketë efekt masiv në ekonominë dhe politikën ruse. Së pari, do të prekë sektorin financiar; së dyti, sektorin e energjisë; së treti, sektorin e transportit; së katërti kontrollin e eksportit dhe si përfundim politikën e vizave.
Fillimisht, paketa përfshin sanksione financiare që ndërpresin qasjen e Rusisë në shumicën e tregjeve më të rëndësishme kapitale. Ne synojmë 70% të tregut bankar rus dhe kompanitë kryesore shtetërore. Së dyti, do të prekim sektorin e energjisë, çelësi i ekonomisë. Eksperti ynë do të godasë naftën për ta bërë të pamundur për Rusinë që të përmirësojë fondet e saj. E treta, do të ndalojmë shitjen e avionëve për linjat ruse; e katërta, do të kufizojmë qasjen e Rusisë në teknologjinë thelbësore; e pesta dhe e fundit, vizat: Diplomatët dhe grupet e lidhura me të dhe njerëzit e biznesit nuk do të kenë më qasje të privilegjuar në Bashkimin Evropian", ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
The package of massive and targeted sanctions approved tonight shows how united the EU is.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 25, 2022
First, this package includes financial sanctions, targeting 70% of the Russian banking market and key state owned companies, including in defence. https://t.co/iKVGfnafKp
